Ademi ftohet në Kupën e Botës për klube

Prishtinë | 06 Shk 2021 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Përmes një komunikate zyrtare të publikuar në uebsajtin e tyre, Federata e Futbollit të Kosovës, njofton se Presidenti Agim Agemi është ftuar për në Kupën e Botës për klube.

Presidenti Agim Ademi do të udhëtojë nesër në Doha të Katarit, ku është ftuar si mysafir special nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe Federata e Futbollit e Katarit për të ndjekur nga afër ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e Kupës së Botës për klube.

Kjo garë, e cila i bashkon klubet më të mira nga të gjitha kontinentet, ka filluar më 1 shkurt dhe përfundon me finalen e madhe më 11 shkurt.

FFK ka krijuar marrëdhënie shumë të mira me Federatën e Katarit, me të cilën ka nënshkruar edhe Memorandum Bashkëpunimi, teksa gjatë kësaj vizite presidenti Ademi krahas takimeve me drejtuesit e futbollit të këtij vendi do të zhvillojë takime edhe me homologë dhe zyrtarë nga vendet e tjera”, thuhet në komunikatën për shtyp

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme