Ademi thirrje kundër racizmit, beson se Kosova do të kualifikohet në EURO 2020

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 14:54 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, në një intervistë për EkonomiaOnline është shprehur i bindur se Kosova do të kualifikohen për EURO 2020, pavarësisht që i ka dy ndeshje jo të lehta brenda pak ditësh.

Ademi thotë se ndeshja ndaj Çekisë si mysafir dhe Anglisë në “Fadil Vokrri” janë shumë të vlefshme, por që në Çeki shkojnë për fitore dhe lojtarët nuk e kanë presionin psikik, pasi janë të vetëdijshëm që kjo ndeshje është vendimtare për kualifikim.

“Janë dy ndeshjet e fundit dhe fati e ka dashtë që të  janë më të rëndësishmet pikërisht  në këto dy ndeshje, vendoset edhe fati se kush do të shkojë përveç Anglisë kush t’i bashkohet në Kampionatin Evropian ne apo Çekia. Duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjeve por kjo është e një rëndësie të veçantë për faktin se ndeshja me Çekinë tani me datën 14 sigurisht që do të jetë ajo ndeshje e cila do të jetë përcaktuese, them për faktin që të dyja ekipet janë me një pikë dallim dhe fitorja e secilës ekip sigurisht do ta përcakton mos të them 100% sepse ekziston një shans matematikore, por kjo ndeshje është vendimtare cilado kombëtare që do të fitojë besohet që do të jetë në kampionatin evropian”, thotë ai.

“Ne i kemi marrë masat e tona përgatitore për Çekinë, por sigurisht edhe për Anglinë që jemi vendas, do të shkojmë në Ceki me vetëdije të plotë se kjo ndeshje mund të jetë vendimtare rezultati i kësaj ndeshje do të na qojë në Evropë kemi folur me futbollistët dhe me shtabin teknik dhe e presim në mënyrën më të mirë të mundshme nuk kemi asnjë presion psikik sepse të gjithë futbollistët e kanë ditur dhe besoj në formën e tyre dhe në këta lojtarë dhe besoj edh enë rezultat në Çeki”, thotë ai.

Ndërsa për ndeshjen me Anglinë, Ademi është shprehur se do të jetë një festë në Prishtinë dhe pavarësisht që e konsiderojnë shtet mik, në lojë presin fitore.

“Sa i përket ndeshjes me Anglinë besoj që po ta kemi rezultatin e mirë në Çeki që përveç organizimit që i kemi marrë masat paraprakisht do të jetë edhe një festë e madhe dhe do të krijohet një festë për popullatën dhe për tifozët në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. Ne i kemi marrë të gjitha masat e mundshme sepse na vjen një shtet mik i cili na ka ndihmuar edhe në aspektet tjera në krijimin e shtetësisë tonë, por edhe ka ndikuar shumë në organizimin e Federatës tonë pikërisht në pranimin tonë në UEFA dhe kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira. Por lojën të cilin e kemi bërë në Londër ata na kanë pritur shumë mirë dhe na kanë dhënë mundësi për të blerë bileta më shumë që i falënderojmë shumë”, thotë ai 

Ademi ka folur edhe për shprehjen e mundshme të racizmit, gjë që ndodhi në Bullgari.

Ai është shprehur i bindur që kjo nuk do të ndodhë në Kosovë dhe se  kombëtarja angleze dhe tifozët e saj do të priten si miq.

“Nuk kisha dashur që të ndodh tash pjesa ma e ndjeshme me Anglinë të cilët e kanë pasur në Ballkan ka pasur racizëm tek ta ka pasur dhunë dhe në ndeshjen  e fundit me Bullgarinë ka vdekur një tifoz i tyre këto gjëra sigurisht që nuk do të ndodhin ne do të bëjmë një përgatitje shumë të mirë, por që rezultatin dëshirojmë që të jetë i favorshëm sepse na duhet neve. Ne do të bëjmë më të mirën tonë edhe me Anglinë dhe besoj që do të ketë vend vetëm festa dhe gëzimi në këto dy ndeshje”, thotë ai.

Kryetari Ademi është shprehur tejet i kënaqur me punën e selektorit Challandes.

Ai siguron se eksperti zviceran do të jetë gjatë në bankinën e përfaqësueses së Kosovës.

“Kemi pasur fat që e kemi pasur Challandes në këto kohë sepse e njeh mentalitetin e shqiptarëve sepse jeton në Zvicër në mesin e shqiptarëve, kemi biseduar me komitetin ekzekutiv dhe i gjithë komiteti ekzekutiv është pro vazhdimit të tij  pavarësisht çka do të ndodhë tash sepse kemi nevojë për një personalitet si Clallandes dhe sigurisht që do të jetë shumë gjatë në Federatën e Futbollit edhe në formën tjetër si këshilltarë i yni joni si Challandes por nëse ai do të vazhdon punën si trajner do të ia vazhdojmë kontratën”, thotë ai.

Kreu i FFK-së ka folur edhe për mënyrën e shitjes së biletave.

Thotë se sistemi aktual është më i pranuari, edhe pse e pranon se po keqpërdoret.

“Bileta kemi mangësi sepse kërkesa është shumë e madhe kurse oferta jonë është shumë e vogël sepse stadiumi ‘Fadil Vokrri’ i ka 12460 ulëse një pjesë shkon për tifozët dardan një pjesë për mysafirët që janë rreth 900. Një pjesë tjetër për evakuim dhe siguri diku 400 bileta, që duhet të jenë në duart e UEFA-s dhe nuk shiten nëse marrim edhe pjesën tjetër të institucioneve që obligativisht duhet të ju jepen bileta. Në online dalin 10 mijë e 500 deri 11 mijë më së shumti, dhe në këtë shifër duke pasur parasysh programin që  ne e kemi të onlines që e kemi marrë dhuratë nga FIFA  është më i sofistikuari dhe është program i cili është i paraparë sepse FIFA i bënë ndeshjet e saja jubilare me këtë program dhe sistemin që e kemi ne ka mundësi që të hynë 20 mijë persona në sistem dhe nëse 20 mijë persona hynë për 10 mijë e 500 bileta i mjaftojnë 320 personave që ta bllokojnë sistemin. Fakt është i bllokuar për faktin që i kanë klikuar dhe nuk është e shitur ajo është në 3 faza. Faza e parë ndarja e karrigeve dhe faza e dytë është t’i jepesh të dhënat dhe faza e tretë nëse ti pranon të dhënat të paguash e fundit. Kjo është forma më e mirë e mundshme në formën online”, thotë ai.

Por kreu i FFK-së, shton se shumë shpejt stadiumit “Fadil Vokrri”, do t’i shtohen edhe 7 mijë ulëse.

“Shpresoj që në kompeticioni tjetër në kampionatin botërorë që vinë kualifikimet stadiumi i qytetit ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i shtuar për 7 mijë karrige e kemi realizuar edhe në UEFA dhe presim me Komunën e Prishtinës të cilët janë dakord.  Shpend Ahmeti është shumë dakord që nga marsi të fillojmë dhe rreth shtatorit të jetë e përfunduar tribuna lindore bashkë me zgjerimin e tribunës veri dhe jug ku stadiumi do të jetë me 20 mijë ulëse në të ardhmen”, thotë ai

Ademi tregon se do të ketë edhe prurje të reja në vazhdimësi dhe se janë vet lojtarët ata që tani ofrohen tek Federata për t’u bërë pjesë e ekipit.

“Rezultatet e kanë bërë lakminë që secili lojtarë me prejardhje me prejardhje kosovare dhe shqiptare t’i ofrohet vet Kosovës pavarësisht që ne vet i vrapojmë pas atyre por ata vet dhe këtu do t’i falënderojë më së shumti prindërit kjo ka ndikuar dhe ndikon. Sigurisht që do të ketë prurje të reja dhe ka  vazhdimisht jo vetëm në A por edhe në U21,U19, U17, U15”, thotë ai.

Kosova në Ligën e Kombeve ka dalë e para dhe kjo ia shton edhe një mundësi që në rast se nuk kualifikohet në fazën e grupeve e ka edhe një mundësi të jetë pjesë e EURO 2020.

Ndeshjen e parë do ta zhvillojë kundër Maqedonisë Veriore, në rast të fitores përballet me fituesin e sfidës, Bjellorusi-Gjeorgji.

Të ngjashme