Agim Ademi “kërcënon” pak Challandes

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka dhënë një intervistë sot për kanalin 10, ku ka “kërcënuar” me shkarkim trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes nëse ai nuk arrin të rezultatet

Kryetari i FFK-së, kështu ka thyer heshtjen pas një kohe të gjatë, derisa Kosova ka një ecuri prej 10 ndeshjesh pa fitore dhe është vetëm një pikë më lart se Moldavia në Grupin e 3 të Ligës C të Kombeve.

Kulmi i dëshpërtimit të Kombëtares se Kosovës ishte në humbjen kundër Maqedonisë së Veriut, ku Kosova humbi me rezultat 2-1, pavarësisht se kishte dy mundësi por humbja kundër Çekisë në Plzen dhe humbja ndaj Maqedonisë i dhanë fund ëndrrës së Kosovës për të shkuar në Botëror.

”Trajneri matet me rezultate. Jo vetëm Challandes, por të gjithë trajnerët e secilës grupmoshë te Kosova maten me rezultate”, tha Ademi kur u pyet për shkarkimin e mundshëm të trajnerit zviceran.

““Do të diskutojmë situatën edhe për Challandes dhe do të vazhdojmë më tej. E njëjta vlen edhe për kombëtaret e grupmoshave. Trajnerët maten me rezultate. Vetëm një Kosovë e kemi. Këtë kombëtare”.

Megjithatë, ai ka thënë se situatën e Challandes e kanë lënë që ta diskutojnë pas shortit për kualifikime në Botëror, e ku FFK do ta merr një vendim final.

”Nuk jemi të bindur plotësisht ta shkarkojmë atë, por pas shortit për kualifikimet e Botërorit, ne do të ulemi dhe të diskutojmë, për të marrë vendimin final”, tha Ademi.

Kosova luan nesër ndeshjen e fundit në Grupin 3 të Ligës C të Kombeve ku në Prishtinë do të përballet me skuadrën e Moldavisë. 

Të ngjashme