Agjenti i Fekirit, Bernes: Asgjë nuk ka përfunduar mes Liverpoolit dhe klientit tim

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 08:48 | Nga

Interesimi i Liverpoolit për Nabil Fekirin mund të ringjallet, zbuloi agjenti i futbollistit francez.

Jurgen Klopp u ndal së kërkuari shërbimet e lojtarit 24-vjeçar të Lyon për shkak të problemeve mjekësore të sulmuesit të krahut të djathtë.

Megjithatë, përfaqësuesi i Fekir, Jean-Pierre Bernes, ka pohuar se Liverpooli mund ta blejë lojtarin pas kampionatit botëror.

Gjersa u shfaq në një televizion francez dhe u pyet rreth lajmeve se po e kërkon Liverpooli, Bernes tha se asgjë nuk ka përfunduar mes anglezit dhe francezit.

“Ai nuk ka nënshkruar sepse ende nuk ka mbaruar! Ky nuk është fundi i tregimit”, tha ai për televizionin Canal +.

Liverpool deri më tani ka transferuar futbollistin brazilian të skuadrës së Monacos, Fabinho, gjersa po kërkon edhe përforcime të tjera.

Ndryshe, lojtari po paraqitet me kombëtaren franceze në botërorin Rusia 2018. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme