Agjenti i Mauro Icardit nis kontaktet me Manchester United

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 08:28 | Nga

Mino Raiola, agjenti i sulmuesit Mauro Icardi, e ka kontaktuar Manchester Unitedin rreth një transferimi të mundshëm të asit të Interit në verë, raporton gazeta italiane “Corriere dello Sport”.

Për 25-vjeçarin kanë shfaqur interesim shumë gjigantë evropianë, pas sezoneve të fundit mbresëlënës që argjentinasi ka pasur me Interin në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Icardi i ka shënuar plot 27 gola deri tani në ligën elitare italiane, vetëm dy më pak se top golashënuesi, Ciro Immobile.

Unitedi është mjaft i interesuar, por Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini e duan bomberin argjentinas, po ashtu.

Icardi ka klauzolë lirimi në vlerë 110 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme