Akil Gjakova shënon fitoren e parë në Kampionatin Botëror të Xhudos

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 10:40 | Nga

Akil Gjakova ka regjistruar fitoren e parë në Kampionatin Botëror të Xhudos.

Xhudisti nga Kosova ka dalë fitues nga rundi i parë në kuadër të kategorisë 73 kilogramë.

Akili ka mposhtur me ippon xhudistin nga Spanja, Javier Ramirez.

Dueli i tij i ardhshëm në Kampionatin Botëror të Xhudos, që është duke u zhvilluar në Budapest të Hungarisë, është kundër xhudistit nga Azerbajxhani, Rustam Orujov.

Kosova është duke garuar sot për dy medalje, përmes Nora Gjakovës dhe Akil Gjakovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme