Alarm te kombëtarja polake, virusi prek 8 futbolistë

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Polonisë ka dhënë alarmin se një virus ka prekur një pjesë të futbollistëve të Kombëtares, në prag të ndeshjes me Letoninë.

Sipas Jerzy Brzeczek, gjithçka ka ndodhur në grumbullimin e skuadrës në Vjenë, ku fillimisht u prek sulmuesi i Napolit, Arkadiuz Milik dhe më pas 7 emra të tjerë, përfshi edhe sulmuesin e Milanit, Piatek.

“I pari që ka pasur këtë problem, ka qenë Milik para ndeshjes me Austrinë. Mund të jetë shkaktuar edhe prej ajrit të kondicionuar në hotelin e Vjenës. Tani stafi ynë po punon për të evituar që virusi të shpërndahet nëpër lojtarë të tjerë”, tha trajneri i Brzeczek.

Polonia e nisi edicionin e eliminatoreve të Euro 2020-ës me një fitoren në Austri, ku vendimtar ishte goli i shënuar nga mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski./top channel/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme