Allegri ‘i zemëruar’ me drejtuesit e Juventusit pasi nuk erdhën lojtarët që ai i dëshironte në këtë afat kalimtar

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Massimiliano Allegri thuhet se është zemëruar me drejtuesit e Juventusit, pasi trajneri priste dy blerje në ditën e fundit të afatit kalimtar.

“Bianconerët” e kanë rikthyer Allegrin në “Allianz Stadium” pasi shkarkuan Andrea Pirlo pas sezonit 2020-21, ndërsa Juventusi deri më tani ka marrë vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para.

Cristiano Ronaldo është larguar nga klubi këtë muaj duke u bashkua me Manchester United, ndërsa Juventusi e ktheu italianin Moise Kean nga Everton.

Manuel Locatelli ka ardhur nga Sassuolo për të përforcuar mesfushën, por sipas “Il Giornale”, Allegri nuk ishte i kënaqur me blerjet këtë verë.

Trajneri i Juventusit priste një treg transferimi krejtësisht të ndryshëm dhe gazeta shkruan se Allegri është “i zemëruar” me presidentin Andrea Agnelli dhe drejtorin sportiv Federico Cherubini.

Allegri thuhet se u tha shefave të tij se “këto nuk ishin në marrëveshje” kur ai pranoi një rikthim në klub përpara sezonit 2021-22.

Miralem Pjanic qëndroi te Barcelona, ndërsa ​​Bianconerët nuk arritën të sjellin asnjë lojtarë në ditën e fundit, diçka që Allegri e kishte kërkuar nga klubi.

Ai ka pasur dëshirë të marr edhe një mesfushor dhe një sulmues.

Të ngjashme