Amir Rrahmani javën tjetër nënshkruan me Napolin

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Amir Rrahmani dhe Napoli do të nisin bashkëpunimin në qershor, edhe pse akordi dhe firma pritet të vijnë brenda kësaj jave, kur mbrojtësi i Kosovës do të kryejë vizitat mjekësore.

Sipas Gianluca di Marzios, ky kalim i Rrahmanit drejt napolitanëve do të kushtojë thuajse 14 milionë euro.

Më pas, huazimi te skuadra e Veronës deri në fund të sezonit, me kërkesë të trajnerit Juriq, i cili ishte ai që e donte me çdo kusht shqiptarin, pasi e kishte parë te Dinamo-ja e Zagrebit personalisht.

Rrahmani pritet të firmosë një kontratë për pesë vjetët në vazhdim me një pagë trefish më të lartë.

Qendërmbrojtësi, në takimin Verona-Genoa, edhe pse mori karton të verdhë pas 3 minutash, Rrahmani ishte i pakalueshëm, madje iu afrua edhe golit.


Të ngjashme