Ancelotti kontakton Icardin për një transferim te Napoli

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti dëshiron që ta ketë në radhët e veta sulmuesin argjentinas, Mauro Icardi, i cili më nuk është në planet e Interit.

Corriere Dello Sport raporton se Ancelotti e ka telefonuar Icardin për të biseduar rreth një transferimi të mundshëm në Stadio San Paulo.

Trajneri italian është optimist se ekipi i tij do të përforcohet me njërin nga sulmuesit më të mirë në Serie A në sezonet e fundit.

Të ngjashme