Ancelotti: Lojtarët do të jenë të gatshëm për 15 ditë

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti po pret direktivat nga Premier League, ndërsa thotë se “lojtarët sot mund të rikuperohen fizikisht për 15 ditë”.

Premier League është anuluar për shkak të Coronavirusit, njëjtë si thuajse të gjitha ligat evropiane të futbollit. Ish-trajneri i Napolit ka dhënë vlerësimin e tij në debatin nëse duhet të vazhdoj kampionati anglez.

“Një prej gjërave të rëndësishme është që të gjitha skuadrat të rifillojnë në të njëjtën kohë. Duhet të sigurojmë që mos të ketë pabarazi, që një skuadër të ketë avantazh ndaj të tjerave”, ka thënë Ancelotti për L’Equipe.

“Pas kësaj nuk do të ketë rëndësi se sa gjatë ishim në pushim. Sot lojtarët mund të rikuperohen fizikisht për 15 ditë. E di që është shumë, por lojtarët nuk kanë telashe për të luajtur pas shtatë apo tetë javësh pushim. Qartë se lojtarët nuk do të jenë 100 për qind të gatshëm kur të kthehen, por do ta kenë aftësinë për të luajtur. Nuk kam dyshim për këtë”, ka theksuar trajneri i njohur italian.

Sipas Ancelottit, të gjitha skuadrat do të jenë në kushte të njëjta pas vazhdimit. Ka thënë se skuadrat do të ushtrojnë duke luajtur.

Deklarata e Ancelottit shkon në favor të vazhdimit të edicionit. Ai ka shtuar se e rëndësishme është që mos të ketë rrezik nga pandemia, kur të vendoset për vazhdim të kampionatit.

“Të luajmë në stadiume të mbyllura nuk është gjëja më e mirë për futbollin, por nëse është e nevojshme që kjo të bëhet për sigurinë e të gjithëve, atëherë duhet të jetë një opsion”, ka thënë Ancelotti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme