Anel Rashkaj jep dorëheqje nga Kombëtarja

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti Anel Rashka ka lajmëruar se është dorëhequr nga Kombëtarja e Kosovës.

Kapiteni kosovar tha, përmes një video në Facebook, se ai e ka lajmëruar FFK-në për vendimin e tij, njofton Klan Kosova.

“E kam informuar Federatën e Futbollit të Kosovës se nuk do të jem pjesë e Kombëtares së Kosovës si lojtar dhe pas 12 vitesh aktiv në periudha të ndryshme mendoj që është koha e duhur t’i them lamtumirë Kombëtares së Kosovës”, tha Rashkaj.

Ai, ndër të tjerash, tha se ëndrra e tij ishte për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës dhe se ndihet falënderues për stafin, futbollistët dhe tifozët, por nuk dha ndonjë shpjegim se pse ai e mori këtë vendim.

Të ngjashme