Arnold Gjergjaj rikthehet në boks me fitore, e nokauton kundërshtarin që në raundin e parë

Prishtinë | 11 Qer 2022 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Boksieri i njohur, Arnold Gjergjaj, u rikthye në ring pas tri vjetëve dhe regjistroi fitore.

Të premten mbrëma, boksieri nga Gjakova mposhti kroatin nga kategoria e peshave të rënda, Tomislav Sentic, shkruan Gazeta Express.

Meçi mes tyre ishte caktuar me gjashtë raunde, por nuk nevojiten të gjithë raundet.

Gjergjaj fitoi me “nok-aut” që në raundin e parë. Meçin e zhvilluar në Zvicër mund ta shikoni duke klikuar KËTU.

“Jam shumë mirënjohës që po rikthehem në ring pas 3 vjetësh. Pres me padurim kapitujt e ardhshëm. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjithmonë dhe të gjithë sponsorët e mi që më kanë shoqëruar në këtë rrugëtim”, tha 37-vjeçari pas fitores së arritur.

Kujtojmë se Arnold Gjergjaj në vitin 2014 kishte shkruar historinë, duke u bërë boksieri i parë me shtetësi zvicerane që e fiton titullin evropian EBU-EE në kategorinë e peshave të rënda.

Të ngjashme