Arsenal shënjestron yllin e kombëtares së Brazilit

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Arsenal është e vendosur që me çdo kusht të përforcohet gjatë këtij afati kalimtar.

‘Gunners’ kanë pasur një sezon jo edhe aq të mirë dhe synimi i tyre është që të sjellin forca të reja në ‘Emirates’.

Raportimet e fundit nga Brazili bëjnë të ditur se Arsenal janë duke shënjestruar yllin e kombëtares ‘Seleçao’, Everton, transmeton lajmi.net.

Everton shfrytëzoi mjaft mirë mungesën e Neymar në Kupën e Amerikës, duke qenë spektakolar në pozitën e anësorit.

Ai ndihmoi skuadrën kombëtare në triumfin në Kupën e Amerikës duke tërhequr kështu vëmendje të madhe me paraqitjet e tij.

Përfaqësuesit e Arsenal thuhet se do të udhëtojnë drejt Brazilit gjatë kësaj jave për të biseduar me yllin e Gremio.

Të ngjashme