Arsenali është gati të shpenzojë 60 milionë euro për një mbrojtës

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Arsenali është njëra nga skuadrat që ka befasuar më së shumti për të keq këtë edicion në Angli.

Londinezët pas 12 ndeshjeve të zhvilluara e shohin vetën në pozitën e 15-të në tabelë me vetëm 13 pikë.

Forma e dobët dhe problemet në repartin defensivë kanë bërë që trajneri Mikel Arteta të mendojë për përforcime të mëdha në janar.

Emri i parë në listën e trajnerit spanjoll është ai i mbrojtësit të Villarealit, Pau Torres.

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar po vlerësohet jashtëzakonisht shumë në La Liga, pasi ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me fanellën e ‘Nëndetëses së verdhë’.

Mirror ka raportuar se Topçinjtë janë të gatshëm të shpenzojnë 60 milionë euro në janar për transferimin e Torresit në ‘Emirates Stadium’.

Megjithatë skuadra londineze nuk do ta ketë aspak të lehtë afrimin e lojtarit, pasi klube tjera të mëdha interesohen për të.

Barcelona, Real Madrid, Liverpool e Manchester United gjithashtu kanë shprehur interesim për reprezentuesin spanjoll.

Torres këtë edicion ka luajtur në 14 ndeshje për Villarealin ku ka arritur të shënoj edhe dy gola.

Mbrojtësi i talentuar spanjoll ka dalë nga akademia e Villarealit, ku së fundmi është bërë edhe pjesë e formacionit bazë te Kombëtarja e Spanjës falë formës së mrekullueshme që është duke e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme