Arsenali nis bisedimet me Betisin për Fekirin

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Arsenali i ka nisur bisedimet me Real Betisin për transferimin e Nabil Fekirit, shkruan “Daily Star”, transmeton Koha.net.

Klubi londinez po e sheh francezin si zëvendësues të mundshëm të Dani Ceballosit. Ceballosi është i huazuar te Arsenali nga Real Madridi, por marrëveshja e huazimit i mbaron në qershor.

Fekir iu bashkua Betisit nga Lyoni verën e kaluar për 20 milionë euro. Por, Arsenali duhet të paguajë së paku 33.5 milionë euro nëse dëshiron të transferojë francezin.

Fekir 26-vjeçar këtë stinor i ka luajtur 22 ndeshje, ndërsa ka shënuar shtatë gola dhe asistuar gjashtë të tjerë.

Të ngjashme