Arsenali triumfon në derbin e Londrës

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 21:00 | Nga

Arsenali ka marrë një fitore të bindshme 3-0 në derbin e Londrës përballë Chelseas.

Një fitore e merituar për ekipin e Arsene Wengerit, që e dominoi takimin nga minuta e parë përballë skuadrës së Antonio Contes.

Goli i parë i “Topçinjve” u shënua nga kiliani Alexis Sanches në minutën e 11 të takimit. Tre minuta më vonë realizoi edhe Theo Walcott, që dërgoi topin në rrjetë pas asistit të Belerin.

Në minutën e 40-të shënoi edhe Mesut Ozil, duke e dërguar ekipin në pushim me shifrat 3-0.

Fitorja e sotme e ngjit Arsenalin në vendin e tretë me 13 pikë, ndërsa “Blutë e Londrës” rrëshqasin në vendin e 8 me 10 pikë.

Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave, ku lojtari me notën më të lartë ishte Mesut Ozil, i cili u notua me 8.8.

Paraqitje të mirë patën edhe futbollistët shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili u notua me 7.8 dhe Granit Xhaka me 6.7.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme