Arteta flet për herë të parë për përvojën e tij me Coronavirusin

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur për herë të parë për përvojën e tij me Coronavirusin.

Spanjolli doli pozitiv me koronavirus dhe pasi u kumtua lajmi për të u vendos të pezulloheshin gjitha ndeshjet në Premier League.

Që nga atëherë, më tepër lojtarë, përfshirë edhe Callum Hudson-Odoin e Chelseat, dolën pozitiv.

“Po ndjehem shumë mirë tash, ndjej se jam rikuperuar. Më u deshën tri-katër ditë për t’u ndjerë dukshëm më mirë dhe për të kthyer energjinë, për të lënë simptomat prapa. Tash po ndjehem shumë mirë”, ka thënë Arteta për “La Sexta”, transmeton Koha.net.

Artreta u bë i vetëdijshëm për simptomat pak kohë pasi që Arsenali u përballë në Ligën e Evropës me Olympiacosin.

“Çdo gjë ndodhi shumë shpejt. Të martën mbrëma nuk po ndjehesha aq mirë dhe shkova për të parë mjekun, por ai nuk ishte aty. Unë mora një telefonatë nga bordi i drejtorëve, pas stërvitjes derisa isha në veturë dhe më thanë se presidenti i Olympiacosit ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe se të gjithë që kanë qenë në kontakt me të janë në rrezik. Unë u thashë se nuk po ndjehem mirë dhe se kemi një situatë të vështirë, pasi shumë lojtarë kanë qenë në kontakt. Ne kishim ndeshjen me Manchester Cityn në ditën tjetër dhe qartë nuk mund të rrezikonim njerëzit. Unë iu nënshtrova testit të mërkurën dhe mora rezultatin të premten, kur edhe ia komunikuam Premier Leagues se kam dal pozitiv. Qartë të gjithë ata që ishin në kontakt me mua duhej të izoloheshin dhe ndeshjet u desh të pezulloheshin”, ka thënë Arteta.

Të ngjashme