Kosovare Asllani i ka realizuar dy gola për Real Madridin në fitoren 3:1 të shënuar në udhëtim ndaj Eibarit, në xhiron e gjashtë të elitës së futbollit të femrave në Spanjë.
Të dy golat Asllani i realizoi nga penalltia në minutat 47 dhe 55. Ajo luajti tërë ndeshjen.