Atletika ruse mbetet e suspenduar

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Atletët rusë do të mbesin të suspenduar nga garat ndërkombëtare deri në një njoftim të mëtutjeshëm, ka bërë të ditur Federata Botërore e Atletikës (IAAF) të hënën.

IAAF ka suspendur Rusinë në nëntor të vitit 2015 për shkak të dëshmive për doping të sponsorizuar nga shteti, transmeton koha.net.

Suspendimi do të mbetet në fuqi derisa mostrat dhe të dhënat nga ish-laboratori i anti-dopingut në Moskë të vihen në dispozicion të autoriteteve përkatëse sportive.

Rusia po ashtu duhet të paguajë gjithë koston e krijuar nga puna e taskforcës së IAAF-së. Është hera e dhjetë që IAAF-ja ka refuzuar apelin e Rusisë ndaj suspendimit.

Të ngjashme