Barça mposht Valencian, gjithçka vendoset në Mestalla

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 23:38 | Nga

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Valencias në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Katalunasit ishin më të mirë për 90 minuta, duke dominuar lojën dhe duke krijuar më tepër raste shënimi në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou.

Ishte Luis Suarez që i dha fitoren Barcelonës në këtë takim, duke shënuar me kokë pas një asistimi të bukur nga Messi në minutën e 67.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 8 shkurt në “Mestalla”, ndeshje që përfundimisht përcakton finalistin e Kupës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme