Barcelona e nisë sezonin me fitore

Prishtinë | 20 Gus 2017 | 22:24 | Nga

Barcelona ka regjistruar fitore prej 2-0 kundër Real Betisit në ndeshjen e javës së parë në La Liga që u zhvillua në Camp Nou.

E gjitha nisi me një minutë heshtje për të nderuar viktimat e sulmit në qytetin e Barcelonës dhe më pas filloi ndeshja në fushë.

Blaugranët e nisin takimin në stilin e tyre duke sulmuar dhe duke e kërkuar golin e epërsisë dhe këtë e arritën në minutën e 36-të.

Nga një aksion i vendasve pasoi një harkim i ulët në zonë nga Sergi Roberto, të cilin e futi në portën e gabuar Alin Tosca.

Menjëherë pas, erdhi goli i dytë i katalunasve. Sërish në aksion Sergi Roberto që këtë herë realizoi falë asistimit nga Gerard Deulofeu (39’).

Rastet e nikoqirëve vazhduan edhe në gjysmën e dytë, sidomos falë angazhimit të Lionel Messit, mirëpo mungoi efektiviteti në fazën e golit.

Kur gjyqtari dha shenjë për përfundimin e ndeshjes, rezultati ishte ai i pjesës së parë (2-0).

Barcelona iu gëzua tri pikëve të para në edicionin 2017/2018 në La Liga duke e nisur kështu në mënyrë të duhur sezonin e ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme