Barcelona interesohet për mesfushorin e Tottenham-it, Harry Winks

Prishtinë | 03 Nën 2017 | 15:32 | Nga

Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez po ndjek mesfushorin e talentuar të Tottenham Hotspurit, Harry Winks.

Barcelona është në gjah për një mesfushor të ri dhe shumë emra të njohur janë përfolur për transferimin në Camp Nou.

Megjithatë, emri i fundit që ka përfunduar në radarin e drejtuesve katalunas është talenti i Tottenhamit, Winks.

Drejtuesit e skuadrës së Barcelonës e panë Winksin të shkëlqejë në Wembley këtë javë në Ligën e Kampionëve në fitoren e anglezëve ndaj Real Madridit me rezultat 3-1.

Sipas, London Evening Standard, Robert ishte në tribuna gjatë lojës në Madrid dhe kuptohet se synimi i tij fillestar ishte të vlerësonte Christian Eriksen, i cili konsiderohet si një mundësi e mundshme për mesfushën e Barcelonën për verën e ardhshme.

Megjithatë, Winks mendohet të ketë kapur sytë në atë lojë dhe gjithashtu bëri një ndikim pozitiv ndaj vëzhguesve të Barcelonës në Wembley.

Lajmi i trajnerit të Tottenhamit, Mauricio Pochettino, duke e cilësuar Winksin si “Iniesta i ri”, një krahasim me mesfushorin e Barcelonës dhe Spanjës, ka arritur edhe në Spanjë.

Ndryshe, Barcelonës i pëlqejnë edhe dy futbollistë tjerë të skuadrës angleze: Dele Alli dhe Davidson Sanchez.

https://youtu.be/j6WXFU_2JBA

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme