Barcelona po planifikon të përforcohet me katër lojtarë

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Barcelona planifikon të transferojë katër lojtarë në afatin kalimtar të verës, shkruan gazeta “Sport”.

Kampionia e Spanjës synon të transferojë një qendërmbrojtës, një mbrojtës anësor, një mesfushor qendror dhe një qendërsulmues.

Për pozitën e qendërsulmuesit opsioni i dëshiruar është argjentinasi i Interit, Lautaro Martinez. Martinez po shihet si pasardhës afatgjatë i Luis Suarezit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme