Barcelona siguron Agueron

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero ka arritur marrëveshje verbale me skuadrën e Barcelonës, të cilës do t’i bashkohet në fund të këtij edicioni, ka shkruar të hënën e përditshmja spanjolle “AS”.

Bëhet e ditur se Aguero është pajtuar me një kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Aguero 32-vjeçar te Barcelona do të transferohet si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Manchester Cityn këtë vere.

Ai pritet të jetë njëri prej dy përforcimeve të para të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta. Krahas Agueros, Barcelonës si lojtar i lirë do t’i bashkohet edhe lojtari tjetër i Cityt, qendërmbrojtësi Eric Garcia që tashmë është pajtuar me kontratë pesëvjeçare.

Të ngjashme