Bartomeu konfirmon Koemanin trajner të ri të Barçës

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i klubit të futbollit, Barcelona, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se Ronald Koeman do të emërohet trajner i ri i klubit.

Koeman do të zëvendësojë Quique Setienin pasi spanjolli u shkarkua pas humbjes 8:2 ditë më parë nga Bayerni në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i bashkohet Barçës pasi kaloi dy vjetët e fundit si përzgjedhës i Holandës.

“Nëse gjithçka shkon siç duhet, Koeman do të jetë trajner i ardhshëm i Barcelonës”, ka thënë Bartomeu për “Barça TV”. “Ne besojmë në Koemanin shkaku i përvojës së tij. Ai ishte pjesë e Ekipit të Ëndrrave, beson në filozofinë tonë. Para pandemisë, në janar, Koeman na kishte thënë se ishte i angazhuar me Holandën deri në Evropian”.

Të ngjashme