Batatina e mposht Sokolin, e “thumbon” pas ndeshjes

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i gëzuar për fitoren e tij ndaj Ferizajt të trajnerit Bylbyl Sokoli, i larguar para disa muajsh nga Llapi.

Sokoli ishte shkarkuar nga Llapi në tetor të vitit të shkuar, ndërsa Batatina, mori përsipër ekipin pak ditë më herët.

Sot Llapi mposhti Ferizajn e Sokolit 2 me 0 në xhiron e 25-të, dhe menjëherë pas ndeshjes Batatina ka thumbuar ish-trajnerin e Llapit.

Ai ka deklaruar se me këtë fitore ndaj Sokolit “tregon se ka pas të drejtë pse e kishte larguar nga Llapi”, raporton KTV.

Batatina u shpreh tejet i gëzuar për fitoren e gjashtë ndaj tij.

Të ngjashme