Bayern Munich me transferim të jashtëzakonshëm nga Chelsea

Prishtinë | 23 Dhj 2018 | 17:23 | Nga Ekonomia Online
Bayern Munich po planifikon të bëjë një transferim të bujshëm në janar.
Bayern Munich e di se skuadra e tyre është plakur, andaj dëshiron të transferoj disa lojtarë të rinj.

Skuadra gjermane dëshiron ta transferoj talentin e Chelseas, Callum Hudson-Odoi.

Bayern Munich ka dërguar disa anëtarë që ta shikojnë nga afër lojën e talentit anglez, andaj është bindur nga cilësitë e tij.

Bavarezët e dinë se do ta kenë të vështirë transferimin e Odoit, mirëpo një ofertë e majme në drejtim të Chelseas mund t’i ndryshoj gjërat.

Të ngjashme