Belotti shihet si zëvendësues i Martinezit te Interi

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Largimi i Lautaro Marinezit nga Interi gjatë kësaj vere duket i pashmangshëm. Për këtë, klubi italian ka filluar të mendojë për zëvendësimin e argjentinasit.

“Calcio Mercato” shkruan se trajneri i Interit, Antono Conte, e ka identifikuar sulmuesin e Torinos, Andrea Belottin si zëvendësues ideal të Lautaro Martinezit, për të cilin interesimin më të madh e ka shfaqur Barcelona.

Për ta transferuar Belottin, Interi duhet të paguajë rreth 40 milionë euro. Me Torinon, 26-vjeçari ka shënuar 16 gola e 3 asistime në 33 ndeshje në të gjitha garat

Të ngjashme