Rodrigo Bentacur ka nënshkruar kontratë të re me Juventusin nga ku do të përfitojë 2.5 milionë euro për stinor.
Mesfushori kishte qenë në shënjestrën e Arsenalit dhe Barcelonës, por si duket është pajtuar të qëndrojë te Zonja e Vjetër.
Sezonin e kaluar ai regjistroi 31 paraqitje në Serie A, kompeticion që klubi nga Torino arriti ta fitojë për të tetën herë me radhë.