Berisha ftohet nga Gjermania U21

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Mërgim Berisha është ftuar nga Përfaqësuesja U21 e Gjermanisë për Kampionatin Evropian.

Lajmi është bërë i ditur të ditur nga federata gjermane në rrjetet sociale.

Ylli nga Kosova ka shkëlqyer këtë edicion me RB Salzburgun në Austri.

Ai është ftuar nga Gjermania U21 për të luajtur në Kampionatin Evropian që zhvillohen ndeshjet e grupeve në mars.

Berisha këtë sezon në të gjitha garat me Red Bull Salzburgun ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 10 asistime.

Megjithatë, në këtë listë nuk janë përfshirë sulmuesi Leon Dajaku dhe mesfushori Meritan Shabani.

Të ngjashme