Bernalit po i parashikohet dominim shumëvjeçar në çiklizëm

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Vetëm ngjitja lart drejt hotelit të skuadrës Ineos në Val Thorens, të shtunën mbrëma, për një bisedë me Sir Dave Brailsfordin, mjaftonte për “t’u mbushur frymë”.

Ky ishte resori më i lartë i skijimit në Evropë, rreth 2.300 metra në alpet franceze.

Është në lartësi të ngjashme mbidetare siç preferon të shkojë në Etiopi për stërvitje atleti ikonik Sir Mo Farah dhe është shumë afër me lartësinë e Itenit të Kenisë, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, prapë është 350 metra më ulët nga qyteti nga i cili rrjedh Egan Bernal dhe ku jeton në pjesën më të madhe të vitit.

Kjo është edhe një nga arsyet që Brailsford, menaxher i përgjithshëm i ekipit Ineos në Val Thorens, beson se Bernal është në gjendje të mbajë dominimin e skuadrës britanike në garën e madhe të çiklizmit “Tour de France” edhe për disa vite. Në moshën 22-vjeçare, ai është bërë çiklisti më i ri që ka fituar garën ikonike që nga viti 1909.

Kolumbianët kishin provuar të fitonin “Tour de Francen” edhe më herët, ku Rigoberto Uran dhe Nairo Quintana ishin shumë afër. Duhet të ceket se Quintana është nga një qytet edhe më i lartë sesa Zipaquira i Bernalit. Zipaquira gjendet në verilindje të kryeqendrës së Kolumbisë, Bogota.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme