Bet365: Kurrë mos e nënvlerësoni Kosovën

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 23:18 | Nga Ekonomia Online

Pas fitores së sontme të kosovës ndaj Malit të Zi, kompania e basteve bet365 ka vazhduar serinë e lëvdatave për kombëtaren tonë duke ia kushtuar një tjetër postim djelmoshave të Bernard Challandes.

Në postimin ku tregon pozitat në kuadër grupeve, bet365 ka treguar fillimisht se Kosova gjendet në fund ndaj rivalëve në Grupin A nëse bazohemi në ranglistën e FIFA-së.

Por, pasi shfaq edhe pozitën aktuale me pikë në Grupin A, ku Kosova gjendet në pozitën e tretë me 11 pikë – një më pak se Republika e Çekisë dhe katër më pak se Anglia si lidere, bet365 shkruan disa fjalë vërtetë interesante për kombëtaren tonë.

“Kurrë mos e nënvlerësoni Kosovën”, është shkrimi në fund i këtij postimi të bukur nga uebfaqja e lartpërmendur.

Të ngjashme