Betisi befason Barçën në një ndeshje me shumë gola

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është mposhtur në Camp Nou sot nga Betisi, që ia shkaktoi humbjen e dytë këtë sezon.

Betisi fitoi ndeshjen spektakolare, ku u shënuan shtatë gola, me rezultatin përfundimtar që ishte 3 me 4.

Mysafirët krijuan epërsinë prej dy golash përmes Juniorit dhe Joaquinit.

Messi ngushtoi rezultatin në 1 me 2 duke shënuar nga penaltia në minutën e 68.

Betisi shënoi sërish pas tre minutash për Lo Celsos, duke çuar rezultatin në 1 me 3.

Barça ngushtoi sërish rezultatin përmes Vidalit në minutën e 79. E pas dy minutash katalunasit mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Rakitiqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Me një lojtar më tepër në fushë Betisi shënoi sërish në minutën e 83 përmes Canalesit.

Dhe e tëra që bëri në vazhdim Barça ishte ngushtimi i epërsisë përmes Messit, që shënoi në minutën e 90+2.

Pas 12 xhirosh Barcelona mbetet lider me 24 pikë, kurse Betisi në vendin e 12 ka 16 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme