Botërori i femrave: Holandë – Suedi, e gjithë vëmendja te Kosovare Asllani

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Amerika ka siguruar plasmanin në finalen e Botërorit të femrave për të dytën herë radhazi, ndërsa është në pritje të fituesit në gjysmëfinalen tjetër mes Holandës dhe Suedisë.

‘Tulipanët’ vijnë në këtë ndeshje si favorit të lehtë, falë edhe progresit të tyre në tre vitet e fundit.

Por Suedia e ka një armë të fortë – Kosovare Asllanin, shkruan lajmi.net.

Futbollistja me origjinë shqiptare ka tejkaluar çdo pritshmëri me përformancat e saj në Botërorin e këtij viti që po mbahet në Francës.

Asllani ka realizuar dy gola dhe ka dhënë po aq asiste në pesë ndeshje të zhvilluara.

Suedia dhe bota e futbollit i ka sytë te ajo dhe në atë se çfarë do të ofrojë në sfidën e sontme e cila luhet nga ora 21:00

Të ngjashme