Bundesliga starton në fundjavë, lejohen pesë zëvendësime

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Bundesliga e ka konfirmuar se do të lejohen pesë zëvendësime për pjesën e mbetur të sezonit 2019-20, i cili rifillon të shtunën.

Bundesliga është kampionati i parë i madhe evropianë që rikthehet në fushë pas pushimit dy-mujor që u bë për parandalim të pandemisë globale COVID 19.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 16 maj, ndërsa ka qenë Bundesliga, kampionati i parë që ka krijuar protokoll mjekësor për tu mbrojtur.

Nëse një futbollist do të testohet pozitiv, do t’i duhet vetëm atij të karantinoret.

Rregulli i fundit që do të ndiqet nga Bundesliga është ai i pesë zëvendësimeve. Kjo duhet të ndihmojë në uljen e dëmtimeve pasi futbollistët do të luajnë çdo tri ditë.

Një ndryshim tjetër është se ndeshjet mund të zhvendosen me njoftim të shpejtë në stadiume neutrale nëse ka rritje të rasteve të coronavirusit rreth zonës ku zhvillohet ndeshja.

Bundesliga të gjithë këtë është duke e bërë me synim synim që kampionati të mbyllet n fushë, ku pastaj do të dihet fituesi por edhe ato që bien dhe ngjiten nga Bundesliga.

Të ngjashme