Bytyçi nga “TKZ” dhe Berisha nga “Dardanët” japin mesazh të fortë, bëjnë edhe shqiponjën me duar

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e tifogrupit ‘Tifozat Kuq e Zi’ dhe lideri i ‘Dardanëve’ kanë dërguar një mesazh të fortë për të rinjtë shqiptarë.

Ermira Bytyçi nga ‘Tifozat Kuq e Zi’ të Shqipërisë dhe Lulzim Berisha nga ‘Dardanët’ ishin të ftuar sot në emision ‘Fol Shlirë’ në RTK.

Bytyqi dhe Berisha treguan edhe njëherë se iu gëzohen fitoreve të arritura si nga Kombëtarja e Shqipërisë, si nga Kosova, duke dëshmuar se nuk kanë ‘telashe’ të tilla dhe as përçarje.

Bytyqi dhe Berisha gjithashtu formuan me duar simbolin kombëtar të shqiptarëve, shqiponjën, duke shtuar se ky duhet të jetë edhe një mesazh për të rinjtë, të cilët nuk duhet të kenë përçarje mes vete, pa marrë parasysh shtetin në të cilin jetojnë. 

Të ngjashme