Carragher i neveritur se po “tradhtohet trashëgimia” e Liverpoolit

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, ka reaguar ndaj veprimet e klubeve për formimin e Superligës Evropiane.

Carragher ka thënë se është neveritur kur ka pësuar se Liverpooli ka qenë një prej liderëve prapa planit për ndërtimin e Superligës së re evropiane. Ata që drejtojnë Liverpoolin i ka akuzuar për “tradhti të trashëgimisë”.

“E gjitha që kam dëgjuar nga Liverpooli këtë vit është se sa shumë u kanë munguar tifozët. Sa më shumë që lexoj për propozimin e Superligës Evropiane, aq më tepër më duket se pronarëve të Liverpoolit u pëlqejnë stadiumet e zbrazura, pasi e gjitha që kanë bërë është kanë rritur gjasat për një largim tjetër masiv. Të njollosemi me asocimin me Superligën Evropiane është mjaftueshëm keq, por roli udhëheqës i Liverpoolit në kërcënimin e idealeve garuese të futbollit, është tradhti ndaj trashëgimisë”, ka thënë Carragher për “The Telegraph”.

E legjenda Manchester Unitedit, Gary Neville, po ashtu ka pasur kritika të ashpra.

“Unë jam adhurues i Manchester Unitedit për 40 vjetët e jetës sime, por jam i neveritur, absolutisht i neveritur. Jam i neveritur me Manchester Unitedin e Liverpoolin më së tepërmi”, ka thënë Neville për “Sky Sports”. Ai ka vazhduar duke e quajtur krim. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme