Casillas e përjetoi tmerrin sërish, dy vjet pas sulmit në zemër

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Iker Casillas u detyrua ta vizitojë dhomën e emergjencës të mërkurën e kaluar, më 28 prill, pasi kishte ndier dhimbje të mëdha gjoksi dhe kishte përjetuar rrahje të shpeshta të zemrës.

Casillas, i cili në vitin 2019 pësoi sulm në zemër në stërvitje me Porton dhe u detyrua të pensionohej nga futbolli, po luante paddle tenis me miq kur e kuptoi se zemra po i rrihte çrregullisht, transmeton Gazeta Express.

Pa humbur kohë, ish-portieri i Real Madridit dhe Spanjës, Casillas shkoi në Spitalin Universitar të Madridit i shoqëruar nga një mik.

Pasi bëri teste dhe u kontrollua nga një specialist, ai mësoi se nuk bëhej fjalë për ndonjë sulm në zemër.

Casillas nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike për vizitën në emergjencë.

Por dje, ai e postoi një fotografi të veten në Instagram, ku shihej i veshur me rroga sportive dhe i gatshëm për garë. Dhe sipas Europa Press, ai u pa sot mëngjesin e sotëm duke i lënë fëmijët në shkollë.

Pas sulmit në zemër më 1 maj 2019, Casillas u detyrua të pensionohej nga futbolli profesionist dhe duke folur për tmerrin që e kishte përjetuar atë kohë, ish-fituesi i Kupës së Botës kishte thënë se ndihej i rilindur. 

Të ngjashme