Çekia shënon golin e parë ndaj Kosovës

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Çekisë ka kaluar në epërsi ndaj asaj të Kosovës duke shënuar golin e parë të ndeshjes.

Ishte futbollisti Patric Schick ai që ka realizuar këtë gol në minutën e 15-të takimit, njofton Klan Kosova.

Përballja për t’u kualifikuar për Euro 2020 është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Më poshtë mund t’i gjeni formacionet e të dyja skuadrave.

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi.

Çekia: Vaclík, Kadeřábek, Čelůstka, Darida, Masopust, Jankto, Soucek, Suchy, Boril, Schick, Kral.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme