Challandes “bërtet” në konferencë për shtyp: Kosova duhet të ndryshojë!

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 14:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, thotë se Kosova duhet të ndryshojë dhe të fillojë të bëjë progres.

Kosova në muajin shtator do të përballet me Gjeorgjinë, Spanjën dhe Greqinë për kualifikimet në Kupën e Botës.

Challandes thekson se Kosova duhet ta ndryshojnë mentalitetin dhe të bëjë progres duke filluar nga këto duele.

“Duhet të tregojmë se çka mund të bëjmë, duhet të ndryshojmë tani, sepse do të kemi probleme nëse nuk ndryshojmë”.

“Kjo nënkupton që sonte do të flasë me ekipin në mënyrë të qartë dhe të ashpër – duhet të bëjmë progres”, tha Challandes, me ton të ngritur, në konferencën për shtyp.

Të ngjashme