Chelsea anulon paradën festive të titullit

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 15:46 | Nga

Chelsea nuk do të realizojë paradën festive të titullit të Ligës Premier.

Ky vendim vjen pasi klubi londinez mendon se është jo e ndershme mbajtja e një feste të tillë pas sulmit me bombë në Mançester.

Chelsea mund të festojë dy tituj të dielën nëse mposht Arsenalin në finalen e FA Cup.

“Të gjithë ata që janë të lidhur me klubin e Chelseat shprehin ngushëllimet e sinqerta për të prekurit e sulmit terrorist të hënën në Mançester. Në mendjet tona janë viktimat, familjet dhe shokët e tyre”.

“Për shkak të këtyre ngjarjeve tragjike, ne ndjejmë se nuk është adeukate që të realizojmë paradën festive në Londër të dielën”.

“Për më shumë, si shenjë e respektit, lojtarët do të mbajnë në krah të tyer shirita të zi në finalen e Kupës FA ndaj Arsenalit. Chelsea do të bëjë edhe një donacion për të mbështetur familjet e viktimave të këtij sulmi të tmershëm”, shkruan në një komunikatë të klubit nga Stamford Bridge.

Chelsea arriti të fitojë titullin javë më parë me rekord prej 30 fitoresh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme