Chelsea konfirmon largimin e katër futbollistëve

Prishtinë | 10 Qer 2022 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka konfirmuar largimin e katër futbollistëve, të cilët më herët kanë regjistruar paraqitje me skuadrën e parë.

Andreas Christensen, Danny Drinkwater, Charly Musonda dhe Jake Clarke-Salter janë futbollistët e largua nga “Blutë”, shkruan Gazeta Express.

Të katër futbollistët e lartpërmendur nga “Stamford Bridge” largohen si lojtar të lirë.

Vlen të theksohet se Christensen pritet që nga sezoni i ardhshëm të jetë pjesë e Barcelonës.

Antonio Rudiger ishte futbollisti tjetër që u largua si lojtar i lirë nga Chelsea. Ai më herët nënshkroi me Real Madridin.

Të ngjashme