Chelsea refuzon ofertat e Atletico-s dhe Barçës për Willian

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka refuzuar ofertat prej 35 milionë funtesh nga Barcelona dhe Atletico Madridd për Willian, raporton mediumi britanik Sky Sports.

Barcelona ka një kohë që është e interesuar në blerjen e kartonit të brazilianit mirëpo këto oferta iu ishin refuzuar edhe verën e kaluar, edhe në janar, shkruan Goal.

Futbollisti i krahut ka hyrë në vitin e tij të fundit në kontratë, dhe ka startuar në 26 nga 32 paraqitjet e tij te Të Kaltrit duke realizuar tre gola.

Një arsye e fortë pse Chelsea nuk po e lejon të largohet është ndalesa e transfereve që iu është bërë nga UEFA për dy afatet kalimtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme