Cili është lojtari i Arsenalit që po qanë për rezultatet e dobëta?

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 17:02 | Nga

Laurent Koscielny është njëri nga lojtarët që po i përjeton më së rëndi rezultatet e dobëta të Arsenalit.

‘The Sun’ shkruan se mbrojtësi francez është parë me lot në sy gjatë një takimi me lojtarët ku nuk ka qenë i pranishëm trajneri Arsene Wenger.

Koscielny ka pranuar se fëmijët e tij e pyesin se pse Arsenali po luan kaq dobët, duke pësuar humbje të njëpasnjëshme.

Këto rezultate kanë bërë edhe Arsene Wenger seriozisht t’i lëkundet karrigia, duke humbur mbështetjen e drejtuesve të klubit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme