Conte e do Kessien në Tottenham

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Trajneri italian ka filluar të mendojë për ndërtimin e ekipit, dëshirë e tij e parë është mesfushori i Milanit

Antonio Conte e ka zgjedhur përforcimin e parë që e do në Tottenham.

“Sport Italia” raporton se trajneri italian synon ta transferojë në Londër mesfushorin e Milanit, Franck Kessie.

Conte do ta zëvendësojë Nuno Espirito Santon në eksperiencën e tij të dytë në Angli, përcjell “Gazeta Express”.

Kessie nuk e ka vazhduar ende kontratën me Milanin dhe largimi i tij është i mundshëm.

Qe një kohë flitej për një transferim të mundshëm të mesfushorit kualitativ në Premierligë. 

Të ngjashme