Conte kalon orët e fundit në Londër, pritet zyrtarizimi i largimit

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 17:24 | Nga

Antonio Conte po kalon orët e fundit të tij si trajner i Chelseat. Mediat angleze raportojnë se tashmë Abramovich e ka ndarë mendjen të zgjidhë kontratën me teknikun italian, ndërsa palët po negociojnë detajet.

Conte dhe Chelsea kanë një kontratë me dopio klauzolë, si në rast të prishjes së saj nga trajneri, ashtu edhe nga klubi, ndaj edhe vetë tekniku italian nuk ka pranuar të japë dorëheqjen, ndonëse e ka të qartë se epoka e tij te blutë e Londrës nuk mund të zgjasë.

Pavarësisht se fitoi titullin vitin e kaluar dhe Kupën FA këtë vit, Conte nuk arriti të “hyjë në zemrën” e Abramovich, me manjatin rus që braktisi teknikun verën e kaluar, duke mos i sjellë në skuadër emrat që ai kërkoi.

Për momentin nuk ka ende një emër që pritet të pasojë Conten në stolin e Chelseat, ndonëse favorit mbetet spanjolli Luis Enrique, pasi Allegri vendosi të qëndrojë te Juve dhe Emery zgjodhi Arsenalin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme