Conte nuk llogarit në Politanon, katër skuadra italiane pas tij

Prishtinë | 27 Kor 2019 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Matteo Politano duket se do të jetë i larguari i radhës nga Interi.

Sulmuesi i transferuar me shumë bujë edicionin e kaluar tek Nerozzurët nuk po preferohet nga Antonio Conte.

Trajneri i ri i Interit nuk e sheh Politanon si pjesë të formacionit bazë dhe lojtari ka kërkuar largimin e tij.

25-vjeçari do të largohet dhe ofertat në drejtim të tij nuk janë duke munguar.

Ish-skuadra e tij Roma ka shprehur interesim për ta rikthyer në Olimpico dhe ka gati 18 milionë euro.

Por në garë për Politanon janë edhe skuadrat tjera italiane si Atalanta, Torino dhe Fiorentina.

Në 48 ndeshje zyrtare edicionin e kaluar me fanellën e Interit, Politano realizoi gjashtë gola dhe bëri nëntë asistime.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme