Conte: Do të qëndroj tre vite te Chelsea për t’i sjellë sukses

Prishtinë | 23 Tet 2016 | 09:47 | Nga

Antonio Conte nënshkroi kontratë trevjeçare me Chelsean gjatë verës dhe është zotuar se do ta respektojë atë.

Pasi kaloi dy vite në krye të përfaqësueses së Italisë, ish-trajneri i Juventusit iu kthye punës në klube duke u angazhuar në Stamford Bridge.

Fillimi jo aq stabil në Ligën Premier, nxiti spekulime se ai mund të dështojë në futbollin anglez. Mirëpo, sukseset e njëpasnjëshme (ndaj Hull Cityt dhe Leicester Cityt) i kanë ngritur Blutë në tabelë.

“Shpresoj të punoj me këtë klub për shumë vite për të ndërtuar diçka të rëndësishme, për të tashmen dhe të ardhmen”.

“Kur e nënshkrova kontratën time me Chelsean, e nënshkrova për tre vite. E kam në plan të qëndroj këtu për tre vite për të ndërtuar sukses për këtë klub”, është shprehur italiani. /Telegrafi/

Të ngjashme