Coronavirusi prek dhe një tjetër lojtar të Juventusit

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Juventus, klubi italian i futbollit ka njoftuar se mesfushori i tyre ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Bëhet fjalë për francezin Blaise Matuidi, i cili është testuar dhe tashmë është konfirmuar se është me koronavirus. Sipas njoftimit të bërë nga Juventusi në faqen zyrtare të internetit, mësohet se Matuidi është izoluar në shtëpi që në datë 11 mars. Gjithashtu bëhet me dije se ai është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe nuk ka simptoma shqetësuese.

Klubi tha se mesfushori tyre do të vazhdojë të jetë nën vëzhgim dhe do të ndjek të njëjtin regjim si deri tani, pra do qëndrojë i izoluar dhe do të monitorohet.

Kujtojmë që javën e kaluar edhe një lojtar tjetër i Juventusit, Daniele Rugani i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv. Deri në datë 3 prill, në Itali janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive dhe komplet Italia është “e ngrirë”.

Në këtë shtet deri tani janë shënuar 2503 viktima dhe mbi 31 mijë persona të infektuar. Italia është vendi më i prekur në Europë nga Covid-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme